Pyetje dhe Përgjigjje

Cilët janë përbëresit aktiv të Dolofix?

Të gjitha produktet e Dolofix kanë për bazë paracetamolin, si substancë aktive, që i takon grupit të barnave të quajtura analgjetik, si dhe në kombinim me përbërës tjerë që i bënë produktet e Dolofix të larmishme dhe të cilat hynë në kuadër të produkteve OTC (Over-the-counter).

Sa është Dolofix i sigurtë?

Dolofix është përgjithesisht I sigurtë, kur përdoret në përputhje me udhëzimet ne etiketimin e saj.
Lexo më shumë tek produktet e Dolofix!

Kush do të më tregoj mua se çfarë analgjetikute përdorë për dhimbjen time?

Farmacisti ose kur dhimbja juaj nuk largohet per nje kohe me te gjate, atehere ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj.

Kur më duhet të përdorë Dolofix produktet?

Aq shpejt që mundeni sapo te ndjeni dhimbjen.

A me duhet të ha para përdorimit?

Shumica e produkteve te Dolofixit, mund te merren pa ose me ushqim.

A mund të përdorë Dolofix Muscular gjatë shtatëzanisë apo gjidhënjës?

Përdorimi i Dolofix Muscular gjatë shtatëzanisë është i rekomanduar vetëm atëherë kur benefiti është më I madh se sa rreziku.
Po ashtu e njejta vlenë edhte tek gratë ne gjidhënje.

A mund të përdorë Dolofix Grip gjatë shtatëzanis apo gjidhënjës?

Vetëm atëherë kur benefitet janë më të medha se sa rreziku. Për këtë  konsultohuni me mjekun tuaj.
Të gratë në gjidhënje nuk është I rekomanduar.

Ne çfarë moshe mund të përdorë Dolofix menstrual?

Dolofix Menstrual mund te perdoret nga mosha 18 vjecare.

Nëse kam harruar të përdorë dozen e rekomanduar, si të veproj?

Nese keni harruar të përdorni merreni atë sapo te ju kujtohet, nese nga momenti qe keni harruar nuk ka kaluar shumë kohë, së paku dy orë.
Mos merrni dyfishin e dozës së rekomanduar, por kthehuni në përdorim regular te dozave.