DoloHOT
Me DoloHot, gripi e ka kot
Paracetamol 500 mg + Pseudoephedrine HCl 60 mg+ Chlorpheniramine maleate 4 mg
DoloHot të ndihmon kundër simptomave të ftohjes dhe gripit.
Të ndihmon kundër:
-
Ftohjes -
Gripit -
Rintit alergjik (mbyllja e hundës) -
Teshtima -
Skuqja e hundës -
Kokëdhimbja
Forma famaceutike: Granula eferveshente për suspension oral
Përdorimi: DoloHot® mund të përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes, gripit dhe rinitit alergjik siç janë mbyllja e hundës, sekretimi i shtuar nga hunda, teshtitja, skuqja e hundës dhe syve, ndjenja e djegjes së syve, lotimi i shtuar, dhimbja në regjionin e sinuseve, kokëdhimbja, ndjenja e grithjes së fytit, temperatura e lartë trupore dhe të ngjashme.
Përveç kësaj përdoret për parandalimin e zhvillimit të simptomave të rinitit alergjik.
Dozimi
Të rriturit, të moshuarit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: nga 1 qeskë çdo 8 orë, sipas nevojës.
Mos merrni më shumë se 4 qeska në 24 orë.
Të mos u jepet fëmijëve nën 12 vjeç.
Të mos tejkalohet doza e përcaktuar.
Nëse simptomet tuaja vazhdojnë ose përkeqësohen, ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin.