DoloFix NIGHT
Ndihmon gjumë të qetë
Paracetamol 500 mg + Diphenhydramine HCl 25 mg
DoloFix Night® përdoret për lehtësim të shpejtë dhe efektiv të etheve, dhimbjeve të lidhura me ftohjen dhe gripin, dhimbjeve të kokës, të dhëmbit, të shpinës, të muskujve, si dhe dhimbjeve reumatike dhe menstruale.
Difenhidramina mund të shkaktojë përgjumje andaj ky produkt mirret vetëm para kohës së gjumit
Dozimi
Të rriturit (duke përfshirë të moshuarit) dhe fëmijët të moshës 12 vjeç e më shumë:
Merrni 2 tableta rreth 20 minuta para gjumit.
Mos merrni më shumë se 2 tableta për një natë.
Mos merrni më shumë se 10 netë të njëpasnjëshme pa u konsultuar me mjekun tuaj.
Kur të përdoni DoloFix Night® para kohës së gjumit, ju mund të përdorni tableta të tjera që përmbajnë paracetamol gjatë ditës por mos përdorni më shumë se 4,000 mg paracetamol (duke e përfshirë edhe këtë produkt) në çdo 24 orë të paktën me 4 orë ndërmjet dozave.