Temperatura

Është një përgjigje natyrale dhe e shëndetshme e trupit tonë kundër infeksioneve dhe aktivizon sistemin tonë imunitar. Mund të përshkruhet thjesht si tingulli i një sirene emergjence, në të cilën elementët e sistemit imunitar aktivizohen për të arritur shpejt në zonën e sëmurë, me zbulimin e mikroorganizmit që hyn në trup.

Me rritjen e temperaturës pengohet rritja e baktereve dhe riprodhimi i viruseve.

Temperatura normale e trupit të çdo moshë është e ndryshme. Temperatura e trupit të fëmijëve dhe foshnjave ndikohet nga shumë faktorë të jashtëm. Shumë faktorë mund ta rrisin temperaturën e trupit. Nëse ka një foshnjë/fëmijë në shtëpi, një termometër funksional duhet të jetë gjithashtu i pranishëm në shtëpi sepse është e rëndësishme në përcjelljen e sëmundjes interpretimi i saktë i rezultateve.

Përafërsisht, rritjen mbi 38 °C ne mund të konsiderojmë si temperaturë.

Në sa gradë të temperaturës duhet të japim ilaq kundër temperaturës?

Në sa gradë të temperaturës duhet të kemi frikë?

Në sa gradë të temperaturës duhet te vizitojmë pediatrin?

Çdo prind duhet t'i ketë bërë të paktën një herë këto pyetje pediatrit!

Shkalla e temperaturës nuk lidhet me ashpërsinë e sëmundjes. Çdo sëmundje shkakton shkallë të ndryshme të temperaturës te personat e ndryshëm. Nese fëmiu i fqinjit tuaj nuk ka temperaturë më shumë se 38.5 °C me të njëjtin mikrob gripi, temperatura e fëmijës suaj mund të arrijë 40 °C.

Toleranca e çdo fëmije për të njëjtën shkallë te temperaturës është e ndryshueshme. Me fjalë të tjera, një fëmijë mund të vrapojë dhe të luajë në 39 °C, ndërsa një fëmijë tjetër mund të shtrihet në shtrat me 38.5 °C. Nëse fëmija juaj është me humor të mirë, vrapon dhe luan, nëse ka oreks të mirë, nuk keni nevojë të jepni barna kundër temperaturës çdohere. Nëse te fëmiu juaj egzistojne të qarat e zgjatura, shqetësim, përgjumje, atëherë mund t’i jepet barna kunder temperaturës pas shkalles 38 °C Paracetamol (Dolokids*me qene logo clickable*) ose Ibuprofen(Albadol*e njejta*)

Antipiretiket duhet dhënë papritur ne ato raste kur temperature arrin ne  40° C. Është fakt që antipiretiku që ju jepni nuk e zvogëlon rrezikun për të pasur  krizë febrile.

Gjatë periudhës febrile rriten nevojat ditore të fëmijëve për lëngje, oksigjen dhe energji. Zemra dhe frymëmarrja përshpejtohen. Prandaj, kërkohet një vlerësim i veçantë për ata me sëmundje kronike të zemrës dhe mushkërive. Ata me këtë sëmundje mund të kenë nevojë t’u jepen antipiretikë më herët, në temperaturë më të ulët, për të lehtësuar gjendjen. Për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë fëmijët, qofshin të shëndetshëm apo jo më parë, të pinë shumë ujë dhe të dalin në ajër të pastër gjatë periudhave me sëmundje febrile.

Çfarë duhet të dijë çdo nënë

  1. Temperatura është një përgjigje normale fiziologjike.
  2. Temperatura është një simptomë, jo një sëmundje.
  3. Duhet te jeni të qetë nese fëmija juaj ka temperature.
  4. Temperatura mund të vazhdojë deri sa sëmundja të kaloj.
  5. Ngritja e temperaturës së trupit mund të mos përcaktohet gjithmonë saktësisht.
  6. Temperatura është shpesh një mekanizëm i dobishëm mbrojtës.
  7. Antipiretikët, si të gjitha barnat tjera janë kimikate dhe ndonjëherë mund të kenë efekte të padëshiruara për këtë arsye gjithmonë duhet të përdoren sipas indikacioneve të tyre.

Tabela e dozimit:

Përveq përdorimit te barnave për uljen e temperaturës ju mund ti perdorni edhe metodat tradicionale të cilët përfshijnë zhveshjen, ftohjen e ambientit, marrjen e një dushi të vaket, kompres me një leckë ose pambuk të njomur në ujë të ngrohtë. Edhe pse është ndër metodat tradicionale për të bërë kompresa me ujë dhe uthull, uthulla nuk ka efekt antipiretik,ketu rolin kryesor e luan uji. Është e rëndësishme të aplikoni kompresën ose dushin me ujë të ngrohtë. Sepse uji i ftohtë mund të aktivizojë mekanizmin e dridhjes së trupit, duke bërë që temperatura të rritet edhe më shumë

Nese temperatura nuk bie me këto metoda atëherë:

Fillimisht, barnat që duhet të ipen janë shurupet që përmbajnë Paracetamol DOLOKIDS

Paracetamoli përdoret në mënyrë të sigurt në të gjitha moshat duke filluar nga periudha neonatale për shkak të profilit të tij të ulët të efekteve anësore dhe gamës më të gjerë të dozave. Doza e trajtimit është 10-15 mg/kg. Mund të perseritet çdo 4-6 orë. Shurupet që përmbajnë paracetamol (si të gjitha barnat e tjera) duhet të mbahen në shtëpi, jashtë mundësive të arritjes fëmijëve, në dollapë të mbyllur nëse është e mundur.

Duke qenë se është ilaqi më i përdorur nga fëmijët, ngjyra, shija dhe aroma e saj prodhohet në një mënyrë shumë tërheqëse për fëmijët.

Një pikë tjetër që duhet pasur parasysh është se paracetamoli është substance qe gjindet  më në mesin e barnave të përziera. Duhet të kihet parasysh se shumica e medikamenteve të gripit përmbajnë paracetamol dhe një shurup tjetër që përmban paracetamol të përdorur së bashku për të kontrolluar temperature mund të shkaktojë një mbidozë. Duhet ditur se supozitorët përmbajnë edhe paracetamol sa një masë shurupi.

 

Një ilaç tjetër që mund të përdoret për të ulur temperaturën tek fëmijët janë shurupet që përmbajnë ibuprofen ALBADOL. Nuk mund të përdoret për foshnjat më të vogla se tre muaj. Doza e trajtimit është 5-10 mg/kg.