Ftohja dhe Gripi
Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi influenca, i cili zakonisht shfaqet nga fundi i Tetorit deri në fillim të Prillit. Ftohja e zakonshme (ftohja) është një infeksion i traktit të sipërm respirator, tejkalohet me lehtë, përveq virusit te gripit shkaktarë mund të jenë më shumë se 200 lloje t ndryshme të virusëve si: adenovirusi, koronavirusi, rinovirusi.
Gripi dhe i ftohti mund të barten nga goja dhe hunda e individëve të sëmurë gjatë kollitjes, teshtitjes dhe të folurit te personat e shëndetshem.
|
Simptomë
|
Gripi
|
Ftohja
|
|---|---|---|
|
Fillimi i sëmundjes
|
Sëmundja fillon menjëherë
|
Sëmundja fillon ngadalë
|
|
Temperatura
|
Shpesh është e pranishme (mbi 38°C) dhe mund të zgjasë 3-4 ditë
|
Nganjëherë
|
|
Kollitje
|
E zakonshme
|
Nganjëherë
|
|
Dhimbje koke
|
E zakonshme, dhimbje e fortë
|
Nganjëherë, dhimbje e lehtë
|
|
Dhimbje muskujsh dhe kockash
|
Zakonisht dhimbjet janë të forta
|
Janë të rralla dhe të lehta
|
|
Lodhje dhe dobësi e përgjithshme
|
Shpesh është e pranishme dhe mund të zgjasë 2-3 javë
|
Është e lehtë
|
|
Rjedhje e hundësh
|
Nganjëherë
|
E Zakonshme
|
|
Teshtitje
|
Nganjëherë
|
E Zakonshme
|
|
Dhimbje fyti
|
Nganjëherë
|
E Zakonshme, njëra nga simptomat e para
|
GRIPI
Fjala “GRIP”, që është emri më i njohur, e ka origjinën nga fjala “Gripan”, që do të thotë të jesh i infektuar nga gjuha e vendasve galikë.
Fjala “influenza”, e cila është emri i sëmundjes në literaturën mjekësore, rrjedh nga një fjalë që në italisht do të thotë “forcë sekrete nga yjet”.
Simptomat e gripit shfaqen 1-3 ditë pasi virusi hyn në trup.
Gripi është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga virusi i gripit (influenca), i cili është më i shpeshtë në fund të vjeshtës, dimër dhe pranverën e hershme gjatë vitit.
Simptomat e gripit shfaqen 1-3 ditë pasi virusi hyn në trup.
Mund të vërehen një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme;
- Temperatura (38 °C e lart e matur nën sqetull)
- Dridhje
- Kolle e thate
- Dhimbje të fytit
- Rrjedhje te hundës dhe kongjestion
- Dhimbje koke
- Dhimbje të muskujve dhe kyçeve
- Lodhje e rëndë
- Diarre, rrallë të vjella
Temperatura (38 °C e lart) rritet dhe vërehen të dridhura, të shoqëruara me dhimbje koke dhe dhimbje barku. Shfaqet një kollë e thatë. Përveç këtyre, tek gripi mund të vërehen edhe nyje dhe dhimbje të fytit, humbje e oreksit, rrjedhje hundësh, teshtitje, marramendje.
Të vjella dhe diarre mund të shoqërojnë këtë situatë tek fëmijët, simptoma shtesë që duhen marrë parasysh tek fëmijët e vegjël janë shqetësimi, humbja e oreksit dhe përgjumja.
Simptomat mund të arrijnë një nivel që ndikon në punën e përditshme të pacientit. Sëmundja mund të vazhdojë për disa javë edhe pasi të jetë zhdukur gripi.