Ethet
Çfarë duhet të dini?
Ethet jane te njohura si shenjë e sëmundjes që nga kohët e lashta. Në shumë raste ethet largohen vetëvetiu dhe nuk duhet të shqetësohemi . Më poshtë mund te informoheni më shumë për ethet:
Çfarë është një ethe?
Ethet zhvillohen kur temperatura e trupit tuaj rritet mbi normale ( 37.2 ° C ) dhe si pasojë e kësaj trupi reagon si mekanizem mbrojtes për të luftuar kunder mikrobeve(bakteret ose viruset) qe janë shkaktarë të temperaturës.
Cilat janë simptomat?
Simptomat që normalisht shoqërojnë një ethe përfshijnë:
- Djersitje e tepruar
- Shqetësim
- Drithje trupi
- Dhimbje e kyqeve dhe muskujve
- Dhimbje e kokës
Si mund të trajtoni ethet?
Është e rëndësishme që të pini shumë ujë për të ndihmuar ne plotësimin e lëngut qe humbni nëpërmjet djersitjes. Është gjithashtu e rëndësishme që të pushoni.
Për ta zbritur temperaturen tuaj, ju mund të provoni duke bërë një dush të vakët apo një qetësues qe përmbajnë paracetamol apo ibuprofen –( ne këtë rast produktet e Dolofix janë zgjedhje e përkryer).