Dhimbjet Periodike - Mensturale

Çka janë dhimbjet periodike - Mensturale ?

Për shumicën e femrave dhimbjet periodike (menstruale) nuk janë edhe aq te rënda sa që të ju kufizojë aktivitetet e tyre ditore  jetën e tyre të përditshme. Megjithatë  disa femra  kete ditë duhet ta kalojnë duke pushuar per arsye të dhimbjeve. Nëse dhimbjet e juaja periodike ndikojnë në aktivitet ditore atëherë  më poshtë mund ti gjeni disa këshilla si ti kaloni këto ditë:

Çka i shkakton dhimbjet periodike?

Dhimbjet periodike shkaktohen nga kontraktimet e mitrës. Gjatë kontraktimeve te mitrës trupi i femrës liron disa kimikale të quajtura prostaglandina. Si pasojë e kësaj vjen deri te dhimbja.

Si mund ti lehtësoni dhimbjet periodike?

Nxehtësia është një mënyrë e mirë për të ndihmuar ne zbutjen e dhimbjeve p.sh një dush I nxehtë mund të shkaktoj relaksimin e muskujve.

Masazhi – ndihmon muskujt tuaj të relaksohen duke fërkuar stomakun tuaj

Ushtrimi – duke u marrë aktivisht me ushtrime është një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhimbjen.

Provoni not te lehte, ecni në këmbë ose çiklizëm.

Keto jane disa metoda tradicionale.

Qetësuesit e dhimbjes – Ibuprofen (ne këtë rast Dolofix Menstrual ) mund të jetë veçanërisht e efektshme për shkak se ajo ka efekte anti – prostaglandin.

Terapitë plotësuese – të tilla si meditimi, TEAS bimor ( gjethe çaji mjedër ) ose mjete tjera mund të ndihmojnë ne pakësoj dhembjen periodike.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj?

Ju lutem vizitoni mjekun tuaj nëse dhimbjet tuaja periodike janë më të rënda se sa normalja, nëse keni çrregullime me ciklin ose nese cikli juaj vonohet.