Analgjetiket për Fëmijë
Dhimbja, është një simptom që shfaqet shumë shpesh te lëndimet dhe sëmundjet gjatë fëmijerisë, si dhe pas ndonjë intervenimi kirurgjik (dhembja pas intervenimit). Për largimin e dhembjeve te fëmijet në disa raste nevojitet trajtimi me barna si Paracetamoli(Dolokids) dhe Ibuprofeni(Albadol).
Është me rëndësi që gjatë përdorimit të këtyre barnave të bëhet dozimi i duhur. Në fletëudhezim mund ta gjeni dozimin e duhur, varesisht nga pesha trupore e fëmijes tuaj.
Simptomat qe tregojne nese femija juaj ka dhimbje:
Fëmijet e rritur zakonisht tregojne kur kanë dhimbje, ndërsa fëmijët e vegjël dhimbjen e shprehin në menyra te ndryshme si:
Duke bërtitur ose qarë, pergjumje dhe çrregullime në ushqim, heshtje.
Barnat qe mund te përdoren ne shtëpi:
Paracetamoli DOLOKIDS mund të përdoret te fëmijet, tek të rriturit te dhimbjet e lehta dhe të mesme.
Ibuprofeni ALBADOL mund të përdoret te fëmijet, tek të rriturit.
Parcetamol DOLOKIDS dhe ibuprofen ALBADOL mund te përdoren te:
- Infeksionet e veshit,
- dhimbjet e fytit,
- dhimbja e eshtrave nëse ka pasur ndonje lëndim dhe te dhimbjet tjera.
Nese dhimbja zgjat më shumë se disa orë atëhere duhet te konsultoheni me mjekun.
Perdorimi I paracetamolit DOLOKIDS-sit
Egzistojnë doza të ndryshme të paracetamolit në treg varësisht nga mosha e fëmijes tuaj.
120 mg -5 ml sirup
120 mg -5 ml qese
200 mg- 5ml sirup
200 mg- 5ml qese
Gjithmone para përdorimit duhet ta lexoni fletëudhëzimin për mënyren e dozimit.
Nëse femija juaj është duke përdorur ndonjë bari tjeter atëhere duhet të keni kujdes qe mos të ketë përmbajtje të paracetamolit. Në keto raste nuk duhet te ipet me shume paracetamol.
Sa shpesh mund të ipet paracetamoli DOLOKIDS-i?
Paracetamoli DOLOKIDS-i mund te ipet çdo 4 deri në 6 orë.
Nese nevojitet qe femija juaj te përdorë më shumë se 48 orë paracetamol atëhere duhet te konsultoheni me mjekun.
Gjithmone para perdorimit duhet ta lexoni fletudhezimin.
Ibuprofeni ALBADOL-i mund te ipet çdo 6 orë.
Nëse nevoitet që femija juaj të përdore më shumë se 48 orë paracetamol atehere duhet te konsultoheni me mjekun.
Përdorimi i paracetamolit DOLOKIDS dhe ibuprofenit ALBADOL në të njëjten kohë.
Për ti lehtësuar dhimbjet e fëmijes tuaj mund ta kombinoni dhënjen e paracetamolit DOLOKIDS-it dhe ibuprofenint ALBADOL-it apo mund ta perdorni vetem njëren nga këto. Është mire që të evidentohet ora e dhënies se barit per shmangjen e mbidozimit nga doza e lejuar.
Ku përdoret ibuprofeni ALBADOL-i ?
Vetitë analgjetike, antipiretike dhe anti-inflamatore të ibuprofenit (ALBADOL-it) mundësojnë që të ketë një gamë të gjërë të përdorimit për trajtimin e shumë sëmundjeve.
Indikacionet ku përdoret ibuprofen (ALBADOL) janë:
-
Spondiliti ankilozant -
Fibroza cistike -
Dhimbjet menstruale -
Temperatura -
Osteoartriti -
Dhimbja e kokës -
Migrena -
Artriti reumatoid -
Dhimbjet e lehta, të mesme dhe të forta
Përdorimi i ibuprofen ALBADOL në trajtimin e gripit dhe ftohjes!
Ibuprofenit gjendet në përbërjen e shumë ilaçeve kundër gripit. Falë veçorisë së tij qetësuese ndaj dhimbjeve, ai e bën personin të ndihet më mirë me grip dhe me ftohje. Gjithashtu parandalon ethet me efektin e tij antipiretik.
Përdorimi i ibuprofen ALBADOL në uljen e temperaturës!
Ibuprofeni përdoret gjerësisht për të ulur temperaturën, veçanërisht tek fëmijët. Temperatura është një lloj mekanizmi mbrojtës për trupin.
Përdorimi i ibuprofen ALBADOL te sëmundjet reumatike!
Falë vetive të tij anti-inflamatore, ibuprofeni përdoret në doza të larta në trajtimin e llojeve të artritit si artriti reumatoid, osteoartritit, artriti juvenil.
Gjithçka rreth ALBADOL!
DISA INFORMATA TE RËNDESHISHME QE DESHIROJMË TË JU RIKOJTOJMË
Gjithmonë lexoni fletëudhëzimin para dhënies së preparatit
Analgjetikët i lehtësojne dhimbjet te fëmijet por nuk e largojnë shkaktarin që e ka shkaktuar dhimbjen
Nëse foshnja ose fëmiu juaj nuk ndihet mirë dhe ka dhimbje të shkallës së mesme ose të lehtë atehere konsultohuni me mjekun tuaj.
Keni kujdes qe paracetamoli ose ibuprofeni që përdoni të jenë te mbyllura mire.
VËMENDJE
Çdohere mbani barnat në vendet ku nuk mund te arrijnë fëmijët
Hapni ambalazhin momentin kur do ta përdorë femiu juaj sirupin.
Zakonisht ambalazhi pergaditet në atë mënyre që fëmijet nuk mund ta hapin, keni kujdes a janë mire te mbyllur kapaket e shisheve.